Një stjuardesë zbuloi detaje të panjohura për punën e saj në TikTok, duke theksuar një kërkesë të zakonshme nga pasagjerët që anëtarët e ekuipazhit të kabinës priren ta refuzojnë.
Stjuardesa amerikane Kat Kamalani zbuloi në një video virale të TikTok një kërkesë të zakonshme nga pasagjerët që më së shpeshti refuzohet nga ekuipazhi i kabinës.
Me gati një milion ndjekës në këtë platformë, Kat, e cila punoi si stjuardesë për gjashtë vjet, shpjegoi pse shumë stjuardesa refuzojnë të ndihmojnë në ngritjen e bagazheve të pasagjerëve, shkruan New York Post.
@katkamalani #stitch with @kaylakayla.1999 that’s facts!!! #travel #tips #askontiktok #CustomersMostLoved ♬ original sound – Kat Kamalani
Në video, Kat shpjegon se pasagjerët shpesh kërkojnë nga stjuardesat që t’i ngrenë çantat e tyre në pjesën e sipërme të bagazheve, por se kjo nuk është pjesë e punës së tyre zyrtare.
“Fakt interesant… të gjithë mendojnë se është detyra jonë të marrim bagazhet e të tjerëve, por nuk është kështu”, tha Kat. /Telegrafi/