Site icon Telegrafi

Stjuardesa pushohet nga puna për ‘twerk’ në aeroplan

Një ish-stjuardesë ka akuzuar Alaska Airlines se e ka pushuar nga puna pasi ka publikuar një video të saj duke kërcyer.

Gjegjësisht, Nelle Diala ka punuar si stjuardesë në Alaska Airlines, por pak më shumë se gjashtë muaj pas fillimit të punës së saj të ëndrrave, ajo pretendon se u pushua nga puna.

Videoja tregon Dialan duke qëndruar në rreshtin e ndarjes së ulëseve të aeroplanit, duke ngritur këmbën gjersa bënte lëvizje.

“Videoja u bë virale brenda natës, por në vend të dashurisë dhe mbështetjes, shkaktoi dënime të papritura. Edhe pse ishte një vendim i keq nga ana ime, nuk e mendoja se do të më kushtonte punën e ëndrrave”, shpjegon Diala.

Sipas pretendimeve të saj, bëhet fjalë për një “video të padëmshme” që ajo ka shpërndarë në “llogarinë personale në rrjetet sociale”.

Pavarësisht shpjegimeve të saj se video nuk kishte për qëllim të dëmtonte kompaninë, ata dyshohet se “nuk donin të dëgjonin”. /Telegrafi/

@_jvnelle415 Cant even be yourself anymore, without the world being so sensitive. Whats wrong with a little twerk before work, people act like they never did that before. #fyp #flightattendantlife 4evaa #discrimnationisreal ♬ Ghetto – E.K.E.
Exit mobile version