Site icon Telegrafi

Stjuardesa e Ryanair, pornostar në kohën e lirë

Një 22-vjeçare e bukur çeke, stjuardese në kompaninë Ryanair, paradite u shërben pasagjerëve në avion, ndërsa në mbrëmje është një pornostar.

Edita Schindlerova sipas gazetës britanike “The Sun”, bën jetë të dyfishtë, por kjo nuk e shqetëson aspak. Përformancat e saj janë të dukshme në vende të ndryshme me drita të kuqe, ku ajo përdor emrin e artit, Edita Bente.

Vajza ka treguar se kanë qenë kolegët e saj që i kanë zbuluar sekretin.

"Një pilot që njihja nuk kishte ndonjë gjë më të mirë për të bërë, sesa të shihte internetin”, ka thënë stjuardesa. Ndërsa një tjetër koleg u shpreh se askush nuk e kishte idenë se ç’bënte Edita në kohën e lirë.

“Nuk besoj që ka shumë kompani me pornostar, që shërbejnë pije gjatë fluturimeve”, shtoi ai.

Një zëdhënës i Ryanair u mjaftua duke thënë vetëm se ajo që bëjnë punonjësit para ose pas punës, nuk është çështje që i përket kompanisë. /TCH/

Exit mobile version