Site icon Telegrafi

Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Një stjuardesë e ‘British Airways’ është në rrezik të humbasë vendin e punës pasi postoi online se ndodhej në të njëjtën fluturim që po transportonte trupin e Liam Payne.

Summer-Leigh Morrison publikoi një postim në Instagram për të informuar ndjekësit e saj se ajo ishte pjesë e ekuipazhit të fluturimit ku ishte arkivoli i ish-yllit të “One Direction”, shkruan DailyMail.

Ajo besohet se ka shkelur rregullat e rrepta duke ndarë me ndjekësit një fotografi të manifestit të fluturimit të ‘British Airways’, ku detajoheshin pasagjerët e fluturimit.

Në postimin e saj, ajo shkroi: “Sapo më njoftuan se po transportojmë një arkivol sot. “Të kuptosh më pas se është trupi i Liam Payne dhe familja e tij ndodhet gjithashtu në fluturim me ne, është thyerje zemre”.

Mësohet se stjuardesa është pezulluar ndërsa drejtuesit e ‘British Airways’ po hetojnë rastin.

Payne ndërroi jetë në moshën 31-vjeçare më 16 tetor pasi ra nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires. Varrimi i tij u mbajt në Amersham, Buckinghamshire, të mërkurën.

Një burim nga ‘British Airways’ i tha gazetës The Sun: “Kjo stjuardesë duket se kujdeset më shumë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale sesa për punën e saj”.

“Ajo i është sjellë në vëmendje drejtuesve për shkak të postimeve të mëparshme.Kjo është një shkelje serioze e të dhënave, për të mos përmendur një veprim të ftohtë dhe të pandjeshëm duke informuar botën mbi udhëtimin e fundit të Liam-it vetëm për ndjekësit online”.

“Ajo do të jetë me fat nëse do të fluturojë ndonjëherë sërish me kompaninë”, tha burimi.

Një zëdhënës i ‘British Airways’ konfirmoi për DailyMail se kompania po heton rastin dhe se “një koment i mëtejshëm do të ishte i papërshtatshëm”. /Telegrafi/

Exit mobile version