Telegrafi

Stjuardesa bëhet virale me këshillat për qetësim, për ata që frikësohen të udhëtojnë me aeroplan

Një stjuardesë është bërë virale pasi ka ndarë këshillat e saj për njerëzit që mund të jenë nervozë gjatë udhëtimit me aeroplan.

Rhia Kerr, 23 vjeçe, ka pesë muaj që punon për aviokompaninë irlandeze Ryanair, transmeton Telegrafi.

Ajo së fundi ka postuar një video të TikTok, e cila ka mbledhur më shumë se 2.5 milionë shikime, me këshilla se si të qetësoheni nëse përjetoni turbulenca në një aeroplan.

Në videon e publikuar më poshtë, Kerr shihet e ulur në një aeroplan ndërsa shpjegon përkufizimin e turbulencës.

“Turbulenca është një ndryshim i papritur në rrjedhën e ajrit dhe mund të ndihet si lëkundje ose dridhje brenda aeroplanit”, thuhet në tekstin në video.

“Kur përjetojmë turbulenca, natyrisht truri ynë nuk mund ta kuptojë të qenit jashtë kontrollit, dhe ndjesia e rënies mund të bëjë që qendra e reagimit ndaj frikës së trurit tonë të dërgojë një sinjal shqetësimi në trurin tonë”, u tha ndër tjera.

Ajo tha se aeroplanët janë krijuar për t’i bërë ballë turbulencave serioze dhe nuk ka asnjë arsye për panik.

Gjithashtu ndau disa këshilla me Fox Neës Digital se si të luftohen ato frikëra të turbullirave – një prej tyre është marrja e kufjeve për anulimin e zhurmës për shpërqendrim.

“Nëse vuani nga ankthi rreth turbulencave, gjërat që unë do t’ju rekomandoja të bëni është të merrni kufje për anulimin e zhurmës, pasi disa zhurma që bën aeroplani mund të jenë shqetësuese”, tha ajo.

Kerr tha gjithashtu se rekomandon një të shkruajë një listë të gjërave për të bërë ose momenteve emocionuese që do të ndodhin, sapo ai ose ajo të zbresë nga aeroplani. Kjo do të funksiononte si një shpërqendrim nga turbulencat, shtoi ajo. /Telegrafi/

@rhizzlemynizzlee Mild turbulence, an everday occurrence! #fearofflying #turbulence ♬ Viva La Vida Coldplay sped up – Discord: olmac16