Telegrafi

Stiven Shpendi zbulon ëndrrën e tij: Një ditë së bashku me vëllanë duam të luajmë për Interin

Stiven Shpendi është bashkuar me Empolin në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi i talentuar shqiptar bëri hapin e madh në karrierë duke u bashkuar me skuadrën e Serie A pas shkëlqimit në Serie C me Cesenën.

Ai ka luajtur disa minuta ndaj Monzës,Veronës e Romës, para se të merrte një fanellë titullari për duelin e fundjavës ndaj Interit.

20-vjeçari qëndroi në fushë për 78 minuta, teksa ka zbuluar se që në fëmijëri e përkrah skuadrën zikaltër.

Reprezentuesi i Shqipërisë U21 ka thënë se ai dhe vëllai i tij Cristan Shpendi që është ende pjesë e Cesënës ëndërrojnë të luajnë njëditë për Interin.

“Unë dhe vëllai im, që fëmijë të vegjël kemi mbështetur gjithnjë Interin. Një ëndërr e jona e përbashkët është të luajmë të dy në Serie A me fanellën e Interit”, u shpreh Shpendi.

Sulmuesi i talentuar është huazuar te Empoli nga Cesena dhe në rast se do të ketë shkëlqim në Serie A ai mund të nënshkruajë me ndonjë skuadër më të madhe italiane. /Telegrafi/