Telegrafi

Stipe Mesiqi dekorohet me mirënjohjen ”Miku i Maqedonisë”

Shoqata qytetare ”Tangjenta kroato-maqedonase” do t’ia dhurojë ush-kryetarit kroat, Stipe Mesiq, mirënjohjen ”Miku i Maqedonisë”. Aktiviteti do të mbahet në Shibenik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Mesiq do të mbajë një ligjëratë për lidhjet kulturore kroato-maqedonase. Mirënjohje do t’u jepen edhe gazetares Marina Jurkoviq nga ”Sllobodna Dallmacija” dhe Ksenija Bilan nga gazeta ”Shibenski Nedellnik”, si edhe drejtorit të bibliotekës së Shibenikut, Villijam Llukiq./Telegrafi/