Telegrafi

Stinori pranveror në elitën e futbollit kosovar fillon me 4 shkurt, ndërsa mbyllet me 28 maj

Komiteti Ekzekutiv sot mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e kryetarit Agim Ademi, ku diskutoi disa çështje me lidhje me futbollin e Kosovës.

KE ndër tjerash në këtë mbledhje miratoi edhe orarin e garave për stinorin pranveror të edicionit 2022/23.

Stinori pranveror do të nis më 4 shkurt dhe do të përfundojë më 28 maj të vitit 2023.

“Po ashtu KE shqyrtoi dhe miratoi orarin e garave të stinorit pranveror të Kampionatit 2022/2023, i cili fillon me ndeshjet e kupës më 4 shkurt dhe do të përfundojë më 28 maj 2023”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga uebfaqja e FFK-së.

Më 4 shkurt zhvillohen ndeshjet e Kupës së Kosovës./Telegrafi/