Site icon Telegrafi

Stinori pranveror do të jetë i nxehtë, thotë Berisha

Kosova të dielën mbrëma mundi ekipin e të huajve të BKT Superligës 96-87, ndërsa basketbollisti pejan ishte lojtari më i mirë te kosovarët.

Berisha tha se rezultati ishte në plan të dytë, por sipas tij, kjo ndeshje ishte një paralajmërim për një pranvere të ‘nxehtë’.

“Ndonëse rezultati ishte në plan të dytë synimi ynë në këtë ndeshje ka qenë fitorja, duke marr parasysh faktin se në këtë mënyrë e festonim pesëvjetorin e Pavarësisë së shtetit tonë”.

“Gjithashtu ky takim ishte edhe paralajmërim për tifozët kosovarë se stinori pranveror në BKT Superligë do të jetë i ‘nxehtë’”, citon Kosovapress fjalët e Berishës. /Telegrafi/

Exit mobile version