Telegrafi

Sting kthehet me album rok (Video)

Kanë kaluar 13 vite qëkur nuk ka pasur asgjë të re nga roku i muzikantit legjendar, Sting.

Në katër albumet paraprake, ai ka eksperimentuar me muzikën folk dhe atë klasike, prandaj publiku kishte kërkuar nga ai këngë rok.

Lexo po ashtu Të mëdhenjtë që kanë performuar para diktatorëve dhe kanë përfituar miliona (Foto)

Në nëntor të këtij viti do të dalë në shitje albumi “57th & 9th”, për të cilin 64-vjeçari ka thënë se “është albumi i parë rok në 13 vitet e fundit”.

Në një intervistë për revistën Rolling Stone, Sting ka treguar se albumi e ka marrë emrin sipas një udhëkryqi në qytetin e New Yorkut, të cilin e kalon çdo ditë për të shkuar në studio. /Telegrafi/