Në gusht të këtij viti, Sting festoi 30 vjet martesë me aktoren Trudie Styler. Shumëkush nuk e kishte miratuar lidhjen e tyre.
Në fakt, kur ata filluan të takoheshin, u publikua informacioni se Trudie ishte shoqe e ngushtë e gruas së parë të këngëtarit, Frances Tomelty, me të cilën ai ishte i martuar nga viti 1976 deri në vitin 1984.
Më vonë u zbulua se Sting dhe Trudie kishin pasur një aferë për një kohë të gjatë, gjë që shumica e publikut e kritikoi.
“30 vjet më vonë… Shkëndijat ende fluturojnë”, ka shkruar aktorja pranë një fotografie të përbashkët në Instagram.
“Njerëzit më pyesin se cili është sekreti i martesës sonë të gjatë. Ne jemi miq para së gjithash. Dashuria është një pasion dhe ne e kemi atë, por ta duash vërtet dikë dhe ta shijosh shoqërinë e saj, është ndryshe dhe zgjat më shumë”, ka theksuar Sting.
Çifti kanë katër fëmijë: vajzat Brigitte (e lindur 1984) dhe Eliot (e lindur 1990) dhe djemtë Jake (i lindur 1985) dhe Giacomo (i lindur 1995).
“Fëmijët e mi janë të pavarur. Nuk rrinë të presin ndihmë, por i fitojnë vet paratë e tyre. Është një përvojë e vështirë, por edhe e vlefshme jetësore. Nuk u kam premtuar asgjë. Sigurisht që ata e dinë se do t’i ndihmoj nëse janë në telashe, por deri më tani nuk ka pasur nevojë për këtë”, ka treguar kantautori në librin e tij. /Telegrafi/