Këngëtari Stine, ka publikuar projektin e ri të tij të titulluar “Ma More”.
Këngëtari shqiptar kështu kthehet në skenë pas një kohe të gjatë dhe kënga është pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike”.
Projekti është realizuar në tekst e muzikë nga vet Stine, kurse orkestrimi u bë nga Jurgen Shira.
Stine ka shënuar sukses të madh në “Kënga Magjike” vitin e kaluar duke arritur të fitojë prej çmimeve më të mira.
Stine vazhdon të jetë prej emrave më të përfolur të skenës së muzikës shqiptare për lidhjen e tij me Roza Latin.
Ndryshe, Stine është një prej artistëve të paktë të muzikës RnB që i ka mbijetuar kohës.
Stine njihet për baladat e tij RnB duke qenë mjaft i dashur nga publiku.
/Telegrafi/