Këngëtari i njohur Stine ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.
Megjithatë, kjo pauzë e tij nuk do të zgjasë edhe për shumë kohë, pasi shumë shpejt ai do të publikojë projektin e tij më të ri, këngën dhe klipin “Bela”.
Për muzikën dhe tekstin është kujdesur vet Stine, gjersa këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit.
Këngëtari ka publikuar në rrjetet sociale edhe trailerin e klipit, i cili pritet të publikohet i plotë brenda pak ditësh. /Telegrafi/