Stine nuk ka të ndalur!
Këngëtari e ka nisur vitin duke publikuar disa projekte muzikore dhe sot lajmëroi edhe projektin e radhës i cili pritet të publikohet së shpejti.
“Jetën e kom party”, titullohet kënga e re dhe që nga titulli kuptohet që do të jetë ritmike.
Kujtojmë se vetëm një javë më parë Stine publikoi këngën “Dali ku t’dali”, që pasonte dy projektet e mëparshme “Bela” dhe “Mama”. Viti i suksesit ky për Stinen. /Telegrafi/