Reperi shqiptar, Stine, ka publikuar projektin e ri muzikor.
“Me amas” mban titullin kjo këngë, derisa vjen në bashkëpunim me artisten Lil Beba dhe ky projekt i tyre është i kompletuar edhe vizualisht.
Tekstin e kanë shkruar vet këngëtarët, kurse për ‘beatin’ është përkujdesur Stine.
Kjo këngë pason pas “Seriozisht”, të cilën dyshja e sollën para pak muajve me videoklip.
Projektin tashmë mund ta gjeni në kanalin YouTube, e që pritet të ketë suksesin e merituar nga publiku.
https://www.youtube.com/watch?v=85yZM3DkYrc
Stine këtë vit është rikthyer fuqishëm me projekte e bashkëpunime të shumta, ku thuajse çdo muaj vjen me ndonjë projekt të realizuar në mënyrë të veçantë. /Telegrafi/