Telegrafi

Stine dhe GBMC publikojnë duetin “Për Inati”

GBMC dhe Stine në klipin e ri (Foto: YouTube)

Edhe një projekt i ri i është bashkuar estradës shqiptare, derisa e shton numrin e një sërë këngëve që janë publikuar gjatë kësaj kohe. 

Fjala është për reperin shqiptar, Stine, i cili vjen në një bashkëpunim, ku këtë herë ka bashkuar forcat me GBMC.

Kjo këngë është kompletuar edhe nga ana vizuale, videoklipi i së cilës është mjaft atraktiv.

Tekstin e kanë shkruar vet artistët, teksa për ‘beatin’ është përkujdesur Jeris Kaso.

Gjithashtu, miksimin dhe masterizimin e ka bërë Stine Records, ku edhe për videon janë kujdesur të njëjtit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Stine

Duket se këto projekte të Stines janë lansuar në kuadër të albumit të tij më të ri. /Telegrafi/