Edhe një projekt i ri i është bashkuar estradës shqiptare, derisa e shton numrin e një sërë këngëve që janë publikuar gjatë kësaj kohe.
Fjala është për reperin shqiptar, Stine, i cili vjen në një bashkëpunim, ku këtë herë ka bashkuar forcat me GBMC.
Kjo këngë është kompletuar edhe nga ana vizuale, videoklipi i së cilës është mjaft atraktiv.
Tekstin e kanë shkruar vet artistët, teksa për ‘beatin’ është përkujdesur Jeris Kaso.
Gjithashtu, miksimin dhe masterizimin e ka bërë Stine Records, ku edhe për videon janë kujdesur të njëjtit.
Duket se këto projekte të Stines janë lansuar në kuadër të albumit të tij më të ri. /Telegrafi/