Site icon Telegrafi

Stine çift me ish të dashurën në “Dance with me” (Foto)

Njëri ndër këngëtarët dhe kantautorët më të mirë shqiptar, i cili ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri, do të rikthehet në ekranin shqiptar.

Bëhet fjalë për Ernest Dukën, i njohur më mirë si Stine, i cili do të jetë pjesë e edicionit të dytë të spektaklit “Dance with me”, transmeton Telegrafi.

Stine do të jetë çift me Roza Latin, me të cilën ka pasur një lidhje dashurie dhe megjithëse 5 vjet të ndarë, dyshja kanë pranuar që të bëhen sërish bashkë në këtë show kërcimi.

Kjo nuk është përvoja e parë e artistit në kërcim, pasi qysh i vogël në Gjermani, ku ka jetuar për shumë vite, është shpërblyer jo vetëm si muzikant por edhe valltar. /Telegrafi/



Exit mobile version