Mbani lëkurën të pastër
Lajeni fytyrën të paktën tri herë në ditë. Zgjidhni një losion pa pH ose pastrues të butë. Pas pastrimit, përdorni produktet e kujdesit të lëkurës me efekt antibakterial, por jo me yndyrë.
Përveç kësaj, një banjë e rregullt është e mirë për kujdesin e jo vetëm për fytyrën por për të gjithë lëkurën e trupit. Larja e përditshme është e nevojshme për të larguar papastërtitë (pluhur, ndotje) dhe djersën e akumuluar gjatë ditës apo natës.
Por vetëm uji nuk është i mjaftueshëm. Ju duhet të përdorni deodorant dhe antidjersë pas larjes në mënyrë që të shmangni aromat e pakëndshme.
Mbani një dietë të ekuilibruar
Ka shumë ushqime që ju sigurojnë një bukuri të shëndetshme, si për shembull, bizelja. Përveç vlerave ushqyese, bizelja ndihmon muskujt e fytyrës, duke nxitur qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin.
Përveç kësaj, ju mund të realizoni një maskë në kushte shtëpie me bizele dhe të bardhën e vezës dhe ta aplikoni në fytyrë.
Gjithashtu, hani fruta, perime të freskëta sezonale dhe ushqime të tjera të pasura me vitamina në mënyrë që të mbani lëkurën tuaj të shëndetshme dhe të re.
Pini më shumë ujë
Vera është një stinë e nxehtë dhe e thatë, kështu që ju duhet të pini më shumë ujë, sidomos para se të flini.
Sipas estetëve, uji është i çmuar për lëkurën, për këtë arsye është e nevojshme të pini shumë ujë, në qoftë se dëshironi të jeni gjithmonë të bukur. Rekomandohet të pini rreth 2-2.5 litra çdo ditë.
Përdorni krem me filtër mbrojtës
Shumë njerëz nuk e kuptojnë rrezikun e rrezeve të diellit. Rrezet ultravjollcë janë të forta, përdorni produkte me faktor mbrojtës në mënyrë që të shmangni tharjen dhe plakjen e lëkurës.
Praktikoni në mënyrë të rregullt sportin
Ushtrimet nxisin oksigjenimin e mirë të indeve të lëkurës. Mundohuni të kufizoni burimet e stresit. Stresi rrit prodhimin e radikaleve të lira që janë përgjegjëse për plakjen e parakohshme të qelizave dhe sidomos ato të lëkurës.
Flini rreth 7-8 orë çdo natë
Mungesa e gjumit promovon plakjen e parakohshme, si dhe stresin. /Telegrafi/