Telegrafi

Stimulimi i trurit përmirëson shkathtësinë

Shkencëtarët nga Qendra Mjekësore “Beth Israel Deaconess” dhe Universiteti i Harvardit kanë testuar efektin e përdorimit të tDCS në njërën ose të dy anët e trurit te 16 vullnetarë të shëndoshë te të cilët dorë dominonte ishte dora e djathtë. Participantët nuk e dinin se çfarë procedurash po bënin shkencëtarët e te ata. Testi kishte përfshirë përdorimin e gishtave të dorës së majtë për të shkruar mbi një tastierë të kompjuterit.

Rezultatet ishin ‘tronditëse’: Me stimulimin e trurit në të dy anët e regjioneve motorike, të djathtë dhe të majtë (‘hemisfera dualiste’ tDCS) kishte rezultuar me përmirësimin e rezultateve për 24% të përdorimit të suksesshëm të dorës së majtë (jo-dominuese). Kjo ishte dukshëm më e mirë se stimulimi i trurit vetëm në njërin regjion motorik ose përdorimi i trajtimit “me shtirje” (ku suksesi i përdorimit të dorës jo-dominuese arrihet për 12% dhe 16%).

tDCS përfshin ngjitjen elektrodave në kafkë dhe lëshimin e rrymës së dobët nëpër të për të alternuar ngacmimin e trunor. Kjo metodë ka dy mënyra bazike të cilat varen nga drejtimi që rrjedh rryma ndërmjet dy elektrodave.

Indi trunor i cili gjendet nën elektrodën pozitive (anodën) bëhet më i ngacmueshëm dhe e kundërta ndodh me indin trunor i cili gjendët poshtë elektrodës negative (katodës). /Telegrafi/