Telegrafi

Stilolaps për iPad (video)

 “Wacom” ka projektuar stilolapsin “Bamboo Stylus” posaçërisht për këto tableta. Ky prototip është projektuar në mënyrë të tillë, që kur përdoruesi nis të shkruajë ose vizatojë, të ketë të njëjtën ndjesi sikur po mban shënim në letër.
Gjithashtu, një tjetër funksion i këtij stilolapsi për iPad, është edhe korrektimi i elementëve të një fotografie. Ky model peshon 20 gram dhe është 12 cm i gjatë. Sipas projektuesve të kompanisë “Wacom”, ky stilolaps është ideuar vetëm për iPad, por në të ardhmen prodhime të ngjashme do të përdoren për të gjitha pajisjet me ekran me prekje. Stilolapsi “Bamboo Stylus” pritet të dalë në tregun britanik në mes të Majit dhe do të kushtojë 41$. /Telegrafi/