Telegrafi

Stiller tregon se ishte i sëmurë nga kanceri dhe i këshillon meshkujt të ekzaminohen

Ben Stiller ka bërë të ditur se para dy vitesh ishte diagnostikuar me një formë agresive të kancerit dhe i është nënshtruar fshehurazi ndërhyrjes kirurgjike për largimin e prostatës.

Aktori ka folur për herë të parë rreth kësaj sëmundjeje gjatë një interviste për emisionin e Howard Stern.

50-vjeçari ka thënë se mjekët e kishin diagnostikuar me formën agresive të kancerit të prostatës në qershor të vitit 2014, ndërsa dy muaj më pas i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike.

Në shtatorin e atij viti, aktorit i është thënë se është shëruar nga kanceri dhe nuk ka qeliza kanceroze në trupin e tij.

Stiller i ka këshilluar meshkujt që të bëjnë testin PSA (antigjeni specifik i prostatës), në mënyrë që të zbulojnë më herët sëmundjen e eventuale, pasi tumori i tij ishte rritur për pesë vite, para se ai ta merrte vesh se është i sëmurë. /Telegrafi/