Pilar De Arce, një nga blogeret më të njohura spanjolle, mbi 50 vjeç, është prova më e mirë se si kombinimet e modës të dizajnuara mirë mund të na rinojnë me të vërtetë
Bukuroshja me flokë të errëta, që jeton në San Sebastian, edhe një herë ka treguar sensin e saj të pagabueshëm të modës, transmeton Telegrafi.
Pantallonat ngjyrë gri-ulliri janë shumë rinuese, siç dëshmohet nga stilizimi i spanjolles së patejkalueshme, e cila i shoqëroi me një xhaketë lulesh romantike me tone të lehta vjollce, një çantë dore në një nuancë të ngjashme dhe çizme prej lëkure.
Syzet e diellit dhe një model flokësh rinorë plotësuan këtë pamje të përditshme të blogurës së famshme 50 plus.
/Telegrafi/