Site icon Telegrafi

Stilistja kosovare bëhet e famshme me dizajnet e geteve në New York (Video)

Stilistja nga Kosova, Lirika Matoshi, nuk ka shumë kohë që dizajnon gete me rrjeta të cilat janë shumë të veçanta, si për nga dizajni e deri tek mënyra e punimit.

Puna e Matoshit ka ‘rrëmbyer’ vëmendjen edhe të faqes së Facebook-ut “INSIDER style”, një faqe që merret kryesisht me modë.

Ata kanë bërë një video për të duke treguar gjithë punën e saj, njofton Klan Kosova.

“Kjo stiliste bënë gete me rrjet që janë shumë magjepse”.

“Lirika Matoshi i qëndis gjithë rruazat vet”.

Më pas në këtë video është edhe një intervistë e shkurtër e Matoshit, ku ajo tregon se si i erdhi ideja për këto dizajne.

“Kur për herë të parë e postova dizajnin e geteve në Instagram shumë njerëz më pyesnin se ku mund t’i blejë. Më shkruanin se janë shumë të bukura. Kishte njerëz nga gjithë bota. E kjo gjë më bëri shumë të lumtur”, ka thënë Matoshi për këtë faqe të njohur për modën.

Exit mobile version