Site icon Telegrafi

Stilisti shqiptar në krah të Kylie Jennerit në MET GALA 2019

Ludo Lee është një ndër kreatorët më të suksesshëm shqiptarë në shtetin e Zvicrës.

Kreatori i njohur i modës shpesh herë ka qenë shumë pranë yjeve botërore, për shkak të punës së tij.

Edhe gjatë mbrëmjes kryesore botërore të modës, MET GALA 2019, ai ishte prezent në mesin e shumë yjeve botërore.

Ai ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në krah të njërës prej motrave Kardashian-Jenner, Kylien.

“Janë përpjekur ta ndalin valën, por vala nuk ndalet”, ka shkruar ndër të tjerash Lee në llogarinë personale në Instagram.

Theksojmë se emri i tij i vërtetë është Ludovik Tunaj dhe vjen nga Suhareka, por për miqtë e Hollivudit dhe për ata që e njohin artistikisht nëpër botë është Ludo Lee.

Ndryshe, Rita Ora e Dua Lipa ishin prezent në këtë ngjarje teksa kanë parakaluar në qilimin e kuq. /Telegrafi/

Exit mobile version