Stilisti i njohur Mr.Rex vazhdon të sjellë kreacione nga më të ndryshmet.
Ai njihet si stilist i shumë emrave të njohur të estradës, gjersa jo pak herë ka pozuar edhe si model.
Së fundmi, ai është shfaqur mjaft atraktiv në një video bardhë e zi, që promovon pak nga puna e tij me veshjet e reja.
Aktualisht, ai është duke shijuar pushimet, ndërsa pritet që së shpejti të sjellë disa koleksione.
Mr.Rex shquhet për elegancën mashkullore dhe sharmin, që i kanë hapur edhe rrugën drejt të qenit një model dhe stilist i suksesshëm. /Telegrafi/