Telegrafi

Stilisti shqiptar Mr. Rex merr pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia

Festivali i Filmit të Venecias këtë vit po feston edicionin e 79-të, dhe prej ditësh ka mirëpritur emra të njohur përfshirë, aktorë, producentë, skenaristë, modele, regjisorë dhe personalitet të tjera nga industria.

Përveç prezantimit të projekteve më të fundit, yjet kanë parakaluar plotë sharmë e stil në tapetin e kuq të premierave.

Krahas yjeve botërore, as këtë edicion nuk kanë munguar emra të njohur shqiptar, që çdo herë e më shumë po bëhen pjesë e skenave ndërkombëtare.

Foto: Mr.Rex/Instagram

Në mesin e tyre në Festivalin e Venecia këtë vit i pranishëm ishte ka edhe dizenjatori shqiptar, Mr. Rex, i cili njihet për krijimet e tij unike, me stil, e që është çdo herë në hap me trendët e reja.

Dizajneri, emri i vërtetë i të cilit është Rexhep Zylfiu ka publikuar disa fotografi dhe video nga Venecia në llogarinë e tij të Instagram-it.

Foto: Mr. Rex/Instagram

Mr. Rex në event ishte i shoqëruar nga ish-Miss Kosova, Arta Kamberi e cila ka shkëlqyer me paraqitjet të cilat ishin krijime të kreatorit nga Kosova.

Theksojmë që krijimet përplot kreativitet, shije dhe elegancë të Mr.Rex prej vitesh kanë depërtuar edhe jashtë kufijve duke u vlerësuar nga emra të njohur ndërkombëtarisht që i kanë bërë pjesë të paraqitjeve të tyre në eventet më prestigjioze. /Telegrafi/