Telegrafi

Stilisti Mr Rex rishpërndan një fotografi nga e kaluara me Mozzikun, tregon sa shumë ka ndryshuar reperi shqiptar

Stilisti i njohur shqiptar, Mr. Rex, ka ritkhyer në vëmendje një fotografi të dikurshme që kishte bërë me reperin Mozzik.

Vite më parë ai kishte publikuar një fotografi dhe video, ku me shaka tregonte se Mozziku është ndaluara në aeroport.

Videoja e publikuar para shtatë viteve tregon edhe se sa shumë ka ndryshuar reperi ferizajas me kalimin e viteve.

Mr. Rex dikur ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë e Mozzikut, duket u përkujdesur për veshjen e disa paraqitjeve të tij.

Ndërkohë viteve të fundit, dyshja nuk janë parë të punojnë më së bashku, pavarësisht se i kanë ruajtur raportet e mira me njëri-tjetrin.

Mozzik përndryshe dot vazhdon të jetë ndër yjet më të spikatur të muzikës hip-hop në skenën vendore. /Telegrafi/