Brendi “Mr.Rex” është bërë tashmë shumë i pëlqyer nga një numër i madh emrash në estradë.
Stilisti i njohur, Rexhep Zylfiu, organizon herë pas here kampanja të ndryshme në të mirë të komunitetit.
Së fundmi, ai së bashku me motrën e tij kanë vizituar fëmijët e spitali “Lindja”, duke i gëzuar ata me dhurata.
“Vizituam fëmijët në spitalin “lindja”, duke i gëzuar ata me disa dhurata modeste. Ishte vërtet kënaqësi t’i shihje fytyrat e buzëqeshura të të porsalindurve”, ka thënë Mr.Rex për Telegrafin.
Kjo iniciativë është ndërmarrë me rastin e tre vjetorit të themelimit të brendit “Mr.Rex”. /Telegrafi/