Telegrafi

Stilisti i flokëve vazhdonte punën, pa ditur se klienti tullac tallej me të (Video)

Andrew Gee ka shkuar në një sallon në Straffordshire të Anglisë dhe nuk i ka treguar stilistit të paemëruar se në kokë ka një paruke.

Punonjësi për një kohë mjaft të gjatë ia ka krehur flokët artificiale dhe e ka spërkatur me ujë, duke menduar se gjithçka është në rregull, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit kanë qeshur gjatë tërë kohës, ngaqë ishte një parukë e lirë dhe jokualitative, e ai si “mjeshtër” nuk dallonte asgjë. /Telegrafi/