Misse Beqiri po shijon në maksimum lidhjen Jake Hall.
Bukuroshja 29 vjeçare dhe stilisti 26 vjeçar aktualisht janë me pushime në Spanjë gjersa Beqiri është në muajin e katërt të shtatzënisë.
Por, duket se Hall mezi po pret që të vjen në jetë fëmija, që do të kompletojë botën e britanikut, transmeton Telegrafi.
“Bota ime është e kompletuar…Mezi po pres të të takoj”, shkruan Hall në Instagram, ndërkohë që kishte postuar një foto ku puthte barkun e Misses.
Çifti pritet të bëhen prindër të një djali gjatë muajit dhjetor dhe aktualisht janë duke përzgjedhur një emër për pagëzimin e tij.
Misse Beqiri u bë e famshme në saje të serialit “Real Housewives Of Cheshire” ndërsa ka qenë e martuar me ish-portierin danez të Manchester Unitedit, Anders Lindegaard, ku me të cilin ka edhe një djalë, të quajtur Julian. /Telegrafi/