Telegrafi

Stilistët e flokëve tregojnë sekretin: Si të arrish në flokë ngjyrë gri

Në tapetin e kuq kemi parë zonjat në moshë të përqafojnë thinjat me një punim delikat në flokë që i shkrin ato me fijet e lyera në parukeri

Tia Mowry ishte një nga figurat që e bëri botën të flasë pikërisht për këtë detaj.

Nëse je gati edhe ti të bësh këtë ndryshim, stilistët e flokëve tregojnë sekretin.

E para dhe më e rëndësishmja është që të duhet durim pasi ndyshimi nuk ndodh brenda ditës dhe të duhet të eksperimentosh pak derisa të gjesh metodën që të përshtatet.

Është e rëndësishme të jesh e vendosur për këtë ndryshim sepse transformimi në gri ndryshon shumë pamjen, madje duket sikur të jep një tjetër personalitet.

Christopher Naselli, pronar i Naselli & Co. salon ka zbuluar se një nga metodat për ta bërë këtë ndryshim është përdorimi i ‘lowlighhts’ që janë në thelb e kundërta e ‘highlights’, citon Anabel.

Kjo metodë i jep flokut ngjyrim më të thellë dhe thinja nuk duhet të përpunohet pasi është vetë në ngjyrën e duhur. Gjithashtu, kjo metodë kamuflon thinjat, por nuk i maskon plotësisht, madje ka aftësinë t’i bëjë të duken bukur.

/Telegrafi/