Telegrafi

Stilistet e flokëve do të trajnohen për të identifikuar viktimat e dhunës (Foto)

Bruce Rauner, guvernator i Ilinoisit të Shteteve të Bashkuara, ka bërë të ditur se që nga viti i ardhshëm, stilistet e flokëve do të ndjekin një trajnim, që i ndihmon në identifikimin e viktimave të dhunës.

Berberët, kozmetologët, si dhe rregulluesit e thonjve, do të përcjellin kursin që do të ndihmonte në zbulimin e atyre që vuajnë në qetësi nga abuzimet, transmeton Telegrafi.

Pos shenjave dalluese në lëkurë, ata do të jenë në gjendje të kuptojnë edhe nga bisedat që bëjnë klientët e tyre, nëse nuk është gjithçka në rregull.

“Shkuarja te stilisti i flokëve është një hapje dhe liri e madhe. Lidhjet prej disa vjetëve apo dekadash që kanë klientët me këta profesionistë, bën që të jenë më të afërt me ta se me ndonjë familjarë apo shok”, ka thënë guvernatori i Ilionisit.

“Konsiderohen sikur të largët dhe të besueshëm në të njëjtën kohë, andaj i bën të përkryer që të zbulojnë nëse dikush po i nënshtrohet padrejtësisht dhunës. Ata janë të dëgjueshëm dhe të qetë, gjë që i ndihmon të mbledhin informacionet e duhura”.

Si pjesë e këtij projekti, ata do të lajmërojnë rastet në Polici, ndërsa më pas do të fillojnë hetimet rreth klientëve të tyre. /Telegrafi/