Megjithëse Billie Eilish është eksperimentale kur bëhet fjalë për zgjedhjet e saj të modës, këto ditë, flokët e saj janë bërë një shtyllë kryesore.
Eilish ka një intervistë të përvitshme ku tregon ndryshimet në humorin e saj, eksperiencën jetësore dhe famën e saj.
Në tre intervistat tashmë ekzistuese, ajo kalon nëpër flokë të kaltra të argjendta, në të kaltër safiri dhe në vitin më të fundit, 2019, shfaqet me flokë të zeza dhe të gjelbra.
Për edicionin e vitit 2020, në vend që t’i linte flokët e saj të lëshuara ajo vendosi t’i kapte pak flokët dhe t’i linte vetëm dy pjesë në fytyrë.
Nuk është hera e parë që këngëtarja fantastike eksperimenton, së fundmi për festën e Halloween, ajo eksperimentoi me një vendosje ndryshe të rimelit. /Telegrafi/