Kylie Jenner është ende duke përdorur plotësisht veshjet dhe grimin i saj që të duket sa më bukur edhe në fund të vitit.
Së fundmi, ajo erdhi me një ndryshim në flokët e saj duke i kthyer ato në të kuqe, një ndryshim i bukur nga biondja që kishte zgjedhur kohët e fundit.
Pavarësisht ndryshimeve të ngjyrave, ajo e ka mbajtur stilimin e saj mjaft të lehtë, kryesisht me flokë të drejtë dhe të gjatë.
Tani, ajo ka eksperimentuar edhe me stilimin, duke realizuar një kapje të bukur e cila ishte në trend para shumë kohësh.
Në kombinim me fustanin e saj të ngushtë që vinte në pah hiret e saj trupore, ky stilim mund t’ju kthej pas në kohë në mbrëmjet e maturës në vitet e ’90. /Telegrafi/