Princesha Diana është cilësuar gjithmonë si një ikonë e modës dhe stilit.
Ajo ka kthyer shumëçka në trend, stile flokësh dhe veshje të cilat praktikohen nga femrat anë e kënd botës edhe sot e kësaj dite.
Diana kishte thyer tabutë e asaj kohe, duke u veshur me geta dhe duke përdorur lapsin blu për makijazh.
Ajo kishte një pasion të madh për bizhuteritë, ndërsa shpesh ka thyer edhe rregullat e veshjes në Pallatin Mbretëror, transmeton Telegrafi.
‘Rebelizmi’ i saj ka kthyer në trend shumë stile, të cilat ua sjellim në vazhdim përmes fotografive.
/Telegrafi/