Kjo manekine dhe aktore është në pritje të fëmijës së dytë me të fejuarin e saj Jason Statham dhe ka vazhduar të ushqejë stilin superior të modës që e dallon në shtatzëninë e dytë
Kur Rosie Huntington-Whiteley konfirmoi për herë të parë se ajo dhe i fejuari i saj Jason Statham po prisnin një fëmijë, ajo e bëri atë me stil, transmeton Telegrafi.
Manekinia ka postuar në Instagram një foto me rroba banje të realizuar nga Jason në plazh. Kështu ndodhi në vitin 2017, gjatë shtatzënisë nga e cila lindi djalin e saj Jack Oscar.
Manekinia më pas ndau në mënyrë të ngjashme me fansat lajmin e lumtur të shtatzënisë së saj të dytë në gusht të këtij viti, duke postuar një selfie në Instagram dhe të famshmit dërguan urimet e tyre me radhë.
Ajo që është karakteristike për stilin e Rosie janë pjesët e mira bazë të ngjyrave neutrale, të cilat më pas i kombinon me aksesorë trendi.
Është e sigurt që Rosie ka arritur të ndërtojë një stil të mirë personal ndër vite, qoftë me një çantë nga koleksioni i saj i lakmueshëm apo një palë këpucë elegante.
/Telegrafi/