Ky stil është një zgjidhje për të gjitha ato ditë ku nuk dini se çfarë të bëni me flokët tuaj, ose nëse nuk keni pasur kohë të mjaftueshme për t’i rregulluar në ndonjë mënyrë tjetër.
Rrjetet sociale tash e një kohë të gjatë janë mbushur me video e fotografi të stileve të ndryshme të flokëve, ndërkaq për momentin stili më i njohur në Instagram është i ashtuquajturi “Banana Bun”, i cili është ideal për të gjitha rastet, transmeton Telegrafi.
Edhe nëse flokët tuaj nuk janë krejtësisht të pasur apo të shëndetshëm, ju nuk keni nevojë t’i nënshtroheni procesit të larjes sepse zgjidhja është videoja e mëposhtme.
Më poshtë e keni me video se si t’i rregulloni flokët në stilin “Banana Bun” që merr kohë vetëm 5 minuta. /Telegrafi/