Telegrafi

‘Stili im ka ndryshuar’ – Pamela vendosi t’i shesë rrobat e vjetra

(Foto: GC Images)

Aktorja e famshme hollivudiane, Pamela Anderson, ka treguar për vendimin e saj që ta shesë koleksionin e saj të madh të modës.

Gjegjësisht, ish-seksi simboli dëshiron të heqë qafe veshjet e viteve nëntëdhjeta, siç i quajti “seksi”, në mënyrë që të ketë më shumë hapësirë për stilin e saj të ri të jetesës.

Gjatë prezantimit të koleksionit të ri të stolive, Pandora, në New York, ajo bëri të ditur se do t’i shesë të gjitha kombinimet e saj ikonike të modës.

Lexo po ashtu Nuk dëshiron të përdorë botoks dhe fillerë, Pamela tregon arsyen pse hoqi dorë nga makijazhi

“Nuk më pëlqen të shpenzoj. Më mirë pastroj mendjen, pastroj dollapin. Lini vend për këtë jetë të re. Mezi pres të shoh se si të tjerët i shijojnë këto pjesë”, është shprehur Anderson.

(Foto: PA/Getty)

Ish-lepurushja e Playboy shtoi se nuk i ndjek trendet: “Stili im ka ndryshuar padyshim gjatë viteve dhe më gëzon të mendoj se të tjerët do të gjejnë gëzim si unë. Nuk ka asnjë arsye për ta mbajtur atë. Këto kujtime janë krijuar për t’u ndarë”.

Lexo po ashtu Dantella, temina, perla: Pamela Anderson u shfaq në tapetin e kuq të kopsitur deri në fyt

Një nga publikimet e modës me të cilën shumë e kujtojnë atë është fustani rozë me dantella që e veshi gjatë ndarjes së çmimeve ‘MTV 2002’ në Barcelonë. Fustani, i cili ishte aq transparent sa të shihje të brendshmet, së shpejti do të dalë në shitje.

Pas polemikave që e pasuan gjatë gjithë karrierës së saj, Pamela së fundmi vendosi të kthejë një kapitull të ri në jetën e saj. Ajo tregon se ka nisur një jetë më të qetë që përfshin edhe kryerjen e punëve të shtëpisë. /Telegrafi/