Telegrafi

Stili i ikonës së modës Elizabeth Taylor

Simboli i kinematografisë amerikane i viteve të pesëdhjetë e gjashta të shekullit të kaluar, Elizabeth Taylor, vdiq më 23 mars 2011, në Los Angeles në moshën 70 vjeçe. Aktore e mrekullueshme me sy të bukur, publikut iu bë e njohur pas rolit të saj në “Lesi kthehet në shtëpi”. Transformimet e saja prej vajzës së pafajshme në ikonë për joshje të publikut, ndërsa filmat si “Kleopatra” ose “Macja në kulmin e zjarrtë” e transformuan në të vërtetën “fam fatal”.

Përveç se në film, Tejlor paraqiste edhe një ikonë të vërtetë të modës. Elegante, glamuroze dhe gracioze. Gjithmonë e rregulluar, shembull për bukurinë klasike. Evoluimi në stilin e saj dhe dukjen mund ta shikoni në galerinë që sot e përgatitëm për ju.

Këto foto janë përzgjidhje nga Mnogo e portreteve më të bukura të aktores, fotografi nga incizimi i filmit më të suksesshëm në karrierën e saj, fotografi nga “Oskarët” dhe fotografi të rastit nga Liz dhe miqtë e saj. /Telegrafi/