Telegrafi

Stili i flokëve për ndejat luksoze

Ju mund të zgjidhni ndërmjet stilit me dredha, stilit të butë, stilit tradicional, stilit të egër, apo flokëve të lidhura prapa.
Ndejat gjithmonë janë rast i mirë që pamjen tuaj të zakonshme ta pasuroni me shkëlqim glamuroz, por duke mos shkaktuar te të tjerët ngritjen e vetullave, në shenjë habie.

Eksperimentoni lirisht me një grim paksa më të guximshëm, apo me stile ekstravagante të flokëve. Pamjen e flokëve duhet ta përshtatni me rastin dhe me rrobat që keni vendosur të vishni. Varësisht për atë se për çfarë ndeje përgatiteni, a bëhet fjalë për ndonjë ndejë joformale te ndonjë i afërm, apo për ndonjë ndejë glamuroze në ndonjë lokal, flokët do t’i rregulloni vetë, apo një gjë të tillë do t’ia besoni floktarit, i cili do t’ju bëjë mbretëreshë të mbrëmjes.