Site icon Telegrafi

Stili i flokëve nga Java e Modës në Milano

Ju mezi do prisni t’i kapni flokët tuaj në këto mënyra deri sa të vijë vjeshta.

Në Fendi javën e kaluar, stilisti i flokëve Sam McKnight ka hartuar një të dredhur të bukur që mbaroi punë me një shirit për flokë prej lëkure, për të treguar llojin e gruas e cila mund të investojë në një pallto të madhe, megjithëse nuk çmohet shumë kur është fjala për flokët e saj.

Në të njëjtën ditë në Max Mara, McKnight ëndërroi diçka moderne: flokë të valëzuar, të tharë vetë që paraqesin një figurë natyrale të Marilyn Monroes duke krijuar kështu edhe një hapësirë vizuale në mes të qafës së modeleve dhe jakave të palltove me lëkurë deveje.

Kapja e flokëve lart dhe që në këtë mënyrë bëhet edhe zgjatja e qafës – duket të jetë në mendjen e stilistit të flokëve Guido Palau gjithashtu, i cili krijoi një frizurë të ulët me nyjë elegante të rafinuara për një pjesë të vogël të vajzave në Bottega Veneta, pastaj zhvendosi kështu ingranazhet në Dolce & Gabbana me një kapje të bukur të flokëve e të dekoruar me disa bizhu luksoze.

Por ndoshta ideja e tij më e freskët dhe e paramenduar, mbërriti në formën e një frizure “bisht- Palau” hartuar për Prada, shkruan Koha.net, duke i kapur në një mënyrë shumë vajzërore me anë të një stolie me lule. /Telegrafi/
 

Exit mobile version