Qethja e shkurtër dhe prerja e hollë e flokëve, fillimisht janë popullarizuar në vitet 20’ dhe kanë filluar të zgjerojnë gamën, si pjesë e pashmangshme e dukjes.
Mund të stilohen në disa mënyra, si të lëmuar apo të fryrë, transmeton Telegrafi.
Forma e rrumbullakësuar, që është versioni i gjatë i qethjes, është imituar nga shumë yje dhe u bë një stil i flokëve, që i shkoi për shtati gati të gjithëve.
Stilimi që përfshinë shtrirje të flokëve deri te krahët, mund të bëhet edhe një bishtalec i bukur apo të krijohet një kapje elegante e flokëve, pa pasur nevojë për orë të tëra nën të nxehtin e tharësit të flokëve.
Pamja e guximshme me flokë të thjeshtë, është e shkëlqyer për ata që duan të dalin, sapo të kenë bërë dush.
/Telegrafi/