Festivali me i madh i teknologjisë në rajon “KosICT”, dje ka mbajtur edicionin e 10-të të tij, duke e promovuar sektorin e TIK-ut në Kosovë dhe rajon.
Ndryshe nga vitet e kaluara, edicioni i 10-të i këtij festivali u mbajt në hapësirat e ITP në Prizren.
Stafi i emisionit “7 Ditë me Panxhën”, ka vizituar para disa ditësh udhëheqësit e këtij festivali për të prezantuar përgatitjet që sollën deri te mbajtja e këtij festivali.
Vjollca Çavolli, drejtoreshë ekzekutive në STIKKK, organizata e cila e jetëson këtë festival, ka folur për aktivitetet që i kanë paraprirë këtij festivali si dhe për pjesëmarrësit, panelistët e publikun.
STIKK aktualisht ka mbi 200 anëtarë të cilët përfaqësojnë 90% të gjithë tregut të TIK në Kosovë. Ndërsa gjatë 9 edicioneve te kaluara të festivalit “KosICT”, më shumë se 9,500 pjesëmarrës të sektorit të TIK patën rastin te dëgjojnë dhe mësojnë gjëra të reja nga ekspertët e fushave aktuale si: Transformimi Dixhital, Sipërmarrja, Financimi i Turmës, Inovacioni i Hapur e shumë të tjera.