Telegrafi

STIKK, ka hapur panairin e punës

Panairi i punës, i organizuar nga STIKK-u, kishte qëllim krimin e kontakteve të drejtpërdrejta të punëkërkuesve me punëdhënësit.

Kjo shoqatë me mbështetjen edhe të Qeverisë së Kosovës ka arritur që nga ky panair të punësoj 27 të rinj të papunë nga gjithsejtë 782 të interesuar që kishin shprehur interesim për punë.

Ministri i punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiq, tha se, ky panair ka një ndikim pozitiv në punësimin e qytetarëve të Kosovës. Ministri Rashiq, shprehi gatishmërinë e tij që në të ardhmen panairet e tilla të mbështetën edhe financiarisht nga MPMS.

Dejtoresha e STIKK-ut Vjollca Cavolli, me këtë rast tha se, interesimi i kompanive përkatëse të cilat edhe i kanë punësuar këta të rinjë është në rritje e sipër.