Telegrafi

Stiglitz nuk përjashton fundin e euros

Stiglitz, për planin e ndihmës të BE-së dhe FMN-së për Greqinë, tha se një zgjidhje e tillë mund të zgjasë një kohë, por në aspektin afatgjatë, nuk do të “zvogëlojë egërsitë në të cilat llogaritin spekulantët për dobësimin e eurozonës”.

Në pyetjen nëse kjo do të thotë edhe fund i euros, Stiglitz u përgjigj se “nuk përjashtohet fundi i euros dhe se shumë ekspertë janë të brengosur për të ardhmen e euros”.

Nëse Evropa “nuk zgjidh problemet e saj themelore institucionale, e ardhmja e euros do të jetë shumë e shkurtër”, vlerëson laureati amerikan dhe shton se nuk beson se ndihma për Greqinë do të mjaftojë për ndaljen e përhapjes së problemeve edhe në vendet tjera anëtare të eurozonës.