Site icon Telegrafi

Stevo Pendarovski do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit turk Erdogan

Presidenti Stevo Pendarovski, më 3 qershor 2023, të shtunën, në Ankara do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, njofton Zyra e Presidentit.

Pas ceremonisë së inaugurimit është planifikuar të marrë pjesë në një darkë zyrtare në Kalanë Cankaya, e cila organizohet nga nikoqiri për krerët e shteteve dhe qeverive dhe të ftuar të tjerë të rangut të lartë që do të jenë të pranishëm në inaugurimin në Ankara, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të betohet në parlamentin turk të shtunën, ka thënë drejtori i komunikimit i vendit.

Duke folur për 24 TV, Fahrettin Altun tha të enjten se presidenti Erdogan do të shpallë gjithashtu kabinetin e tij të ri në të njëjtën ditë.

Erdogan fitoi balotazhin presidencial të së dielës duke siguruar 52,18 për qind të votave, duke mundur kundërshtarin e tij Kemal Kilicdaroglu, i cili mori 47,82 për qind të votave. /Telegrafi/

Exit mobile version