Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Gjermani.
Siç informojnë nga Kabineti i tij, ai do të realizojë takime të ndara me presidentin gjerman Frank Walter-Schteinmeier dhe me ministrin e Jashtëm, Hieko Mass.
Gjatë kohës së vizitës zyrtare, Pendarovski do të jetë mysafir nderi në darkën e organizuar nga ana e Institutit Aspen në Berlin.
Kjo është vizita e parë e Pendarovskit në Gjermani, pasi e ka marrë detyrën e të parit të shtetit./Telegrafi/