Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Polonisë.
Në Varshavë, Pendarovski me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake, siç është paralajmëruar, do të pritet nga presidenti i Republikës së Polonisë, Andzhej Duda, ndërsa do të realizojë edhe takime bilaterale me marshallin e Sejmit, Elzhbijeta Vitek dhe me marshallin e Senatit, Tomazh Grocki.
Është parashikuar presidenti Pendarovski të realizojë takim me sllavistët dhe maqedonasit, të cilët jetojnë dhe punojnë në Poloni.
Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Polonisë, presidenti Pendarovski do të shoqërohet nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgjievska. /Telegrafi/