Telegrafi

Stevens kërkon të përfundojë mbi Arsenalin

Skuadra nga Bundeliga udhëheq grupin me 11 pikë nga pesë ndeshje, dhe një fitore ndaj skuadrës nga Ligue 1 do të konfirmonte kreun.

“Prioriteti im është ta mbaj kreun e këtij grupi. Në fazën e ardhshme eliminatore nuk ka skuadra të dobëta, por duke përfunduar të parët ne mund të shmangim disa prej më të mëdhenjve”.

“Ne jemi këtu për ta fituar ndeshjen dhe grupin. Gjërat do të ishin ca më ndryshe nëse ne duhej të kualifikoheshim, andaj mendoj se ne do të jemi ca më të relaksuar, por sërish të fokusuar”, ka thënë Stevens. /Telegrafi/